Ish-zyrtari Almir Rrapo u ekstradua drejt SHBA


Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Almir Rrapo u ekstradua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Rrapo që akuzohet për dissa vepra penale nga drejtësia amerikane (nëse shpallet fajtor për një prej tyre rrezikon dënim me vdekje) është nisur me linjë avioni nga aeroporti i Rinasit drejt SHBA rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Më 2 korrik në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë u arrestua zyrtari i Ministrise se Jashtme, Almir Rrapo, ndaj të cilit ishte firmosur një urdhër -arrest nga autoritet e SHBA-ve. Rrapo akuzohej si pjesëtar i një bande kriminale dhe ndaj tij rëndonin akuzat e vrasjes, shantazhit, trafikut të drogës etj. Almir Rrapo gjatë gjithë kësaj kohe deri pak para paraburgimit u mbajt në paraburgimin Jorda Misja (313) në Tiranë.

Me dy vendime të mëparshme, gjykata e Strasburgut ka urdhëruar pezullimin e ekstradimit të Almir Rrapos, drejt SHBA-ve. Pas vendimit të gjykatës së Tiranës, që lejoi ekstradimin e të kërkuarit drejt Amerikës, Strasburgu vendosi të pezullonte ekstradimin deri në një afat prej 10 ditësh pasi të shprehej gjykata e Apelit. Ndërsa më 2 nëntor 2010 vendosi të zgjasë efektet e masës së pezullimit deri në një afat prej 15 ditësh pasi gjykata e Lartë të japë verdiktin e saj. Ekspertë për cështjet e Gjykatës Evropiane cilësuan disa numra të mëparshëm në të përditshmen, Gazeta Shqiptare se shteti shqiptar ndëshkohet politikisht dhe financiarisht nëse nuk zbaton vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

Burimet

redakto