Irlanda mbron taksën e bisnesit
Ministri i finacave të Irlandës ka pohuar se vendi i tij ka nevojë për ndihmë financiare nga komuniteti ndërkombëtar në mënyrë që të përballojë problemet financiare.
Por qveria irlandeze ende nuk bie dakord për kushtet e kësaj pakete. Irlanda ka një taksë të ulët për bisnesin e madh gjë që ka tërhequr mjaft investitorë në Dublin, si kompaninë Google, dhe qeveria e quan këtë taksë prej 12 perqind si të pandryshueshme dhe të panegociushme. Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po zhvillojnë bisedime me autoritetet në Dublin. Franca dhe Gjermania kërkojnë ndryshim të taksës ndaj pritet që negociatat të zgjasin deri në javën e ardhshme. Guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës së Irlandes tha të mërkurën se ai pret që qeveria irlandeze të pranojë "kredi të konsiderueshme", me vlerë prej dhjetëra miliarda dollarë, për të ndihmuar mbështetjen e ekonomisë së vendit. Patrick Honohan tha se vendimin do ta merr vetë qeveria irlandeze dhe jo ai. Komentet e tij erdhën përpara bisedimeve në Dublin midis qeverisë irlandeze dhe zyrtarëve nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Z Honohan tha se të gjitha palët e përfshira janë të angazhuara për zhvillimin e një strategjie për t'u marrë me krizën financiare në Irlandë.
"Komisioni i Bashkimit Evropian dhe Banka Qëndore Evropiane nuk do të dërgonin një ekip kaq të madh, nëse ata nuk besonin se kjo ishte diçka rreth të ciles ata mund të bien dakord për një paketë, dhe se kemi të bëjmë me një program që është plotësisht i pranueshem për ata dhe që ka të ngjarë të jetë i pranueshem edhe për qeverinë dhe popullin irlandez, tha Guvernatori i Bankës Qendrore te Irlandes, Patrick Honahan ".
Referenca
redakto- Lajmet.com (21.11.2010)