Irani: Te interesuarit te vijne te shohin mjediset atomike
Besohet se se Irani e ka ftuar Rusinë, Kinën, BE-në, aleatët e vet arabë dhe disa nga vendet në zhvillim, për t’i vizituar hapësirat atomike. Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se i dërguari iranian, Ali Asghar Soltanieh, e ka dërguar një thirrje nëpërmjet një letre tek ambasadorët e akredituar në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Kjo ofertë vjen para një raundi të ri të bisedimneve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, më vonë këtë muaj në Stamboll. Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se në mënyrë sekrete po zhvillon armatim atomik. Këtë akuzë Irani e hedhur poshtë.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 04. Janar 2011