Iran: 71 viktima nga fatkeqesia ajrore

Statusi: E mbaruar 16:40, 10. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Të paktën 71 persona humbën jetën dhe 35 kanë mbijetuar pas rrëzimit të aeroplanit iranian Boing 727, i cili për shkak të kushteve të rënda, u rrëzua në pjesën veriperëndimore të Iranit. Në aeroplan ka pasur 106 persona, 94 udhëtarë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit dhe se një pjesë e madhe e të mbijetuarve janë në gjendje të rëndë kritike. Aeroplani u rrëzua para aterimit në qytetin Urumija, 700 kilometra nga Teherani veriperëndimor. Tani për tani nuk është e qartë se pse aeroplani tentoi detyrimisht të aterojë në këtë qytet. Zëdhënësi i kompanisë ajrore Iran er, Abas Mosaebi deklaroi se "aeroplani u ballafaqua me incident", lajmëroi Televizioni iranian. Sipak kësaj medie, aeroplani u zhduk nga radarët dhe u rrëzua pasi që për të dytën herë tentoi të aterojë.

Shih dhe këtë

redakto

Burimet

redakto