Internacionalja socialiste: Të ndalohen përgjegjësit e vrasjeve
Internacionalja Socialiste shpreh shqetësimin e saj gjithnjë e më të alarmuar nga përkeqësimi i situatës në Shqipëri dhe nënvizon nevojën për të garantuar demokracinë në Shqipëri, duke përfshirë transparencën e administrimit të zgjedhjeve, llogaridhënien nga ana e pushteteve ekzekutive dhe legjislative, lirinë dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe medias dhe të drejtat dhe shanset e barabarta për qytetarët.
Në një deklaratë për shtyp të publikuar onlinë në faqen e saj zyrtare Internacionalja Socialiste thuhet se denoncon vrasjen e tri protestuesve në Tiranë dhe bën thirrje për një hetim të menjëhershëm të këtyre vrasjeve. “Autoritetet të ndalojnë të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për këto krime”- thuhet në deklaratën e tyre.
Në fund të deklaratës së saj internacionaliste thotë se shpreh solidaritetin e saj të plotë për anëtarin e saj, Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe bën apel për një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës aktule e cila po e minon edhe më tej stabilitetin në vend.
Burimet
redakto- "Balkanweb.com" — 26. Janar 2011