Indi: 20 viktima nga i ftohti i pa pare
Tlja drastike e temperaturës në Indinë Veriore e shkaktoi vdekjen e 20 personave, njofton radio BBC. Kryeqyteti Nju-Delhi dhe pjesa indiane e Kashmirit, shtetet Ariana, Penxhab dhe Utar Pradesh janë prekur më fuqishëm nga vala e të ftohtit. Në Qytetin Leh, në Kashmirin indian, dje janë regjistruar temperatura prej minus 23 gradë Celsius. Për shkak të mjegullës së dendur ka çrregullim të komunikacionit në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin indian, ku temperatura dje ra deri në minus tetë gradë Celsius.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 03. Janar 2011