Ibrahimoviç: Fishkëllimat e tifozëve të Interit më motivojnë edhe më shumë
Latan Ibrahimoviç pret që të jetë lojtari kyç në derbin Milanez që do të luhet ditën e diel.
Atë e presin fishkëllima të tifozëve në këtë ndeshje.
"I përshëndes fishkëllimat e tyre. Për tri vite tek Inter unë kam fituar në derbi dhe kam përjetuar gjëra të njejta. Mirëpo, ajo është e shkuara, e kjo është e ardhmja" tha Ibra. "Fishkëllimat e Interistëve? Ska problem, kjo më detyron të luaj edhe më mirë. Kjo më jep dhe më shumë motivacion. Interi tani për mua është kundërshtarë, Unë luaj për Milan. Kështu që unë mendoj vetëm në fitore kundër tyre, çka është edhe normale" tha Ibra.
Referenca
redakto- Presheva (13.11.2010)