Greqi - Papakonstantinu: Më e keqja r krizës ndodhet pas

Statusi: E mbaruar 25 Mars 2011 16:55 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu konfirmoi sot në një intervistë për të përditshmen franceze Les Echos që më keqja e krizës së borxhit që ka prekur që prej disa muajsh vendin është pas nesh duke i shtuar se nuk i druhen shpërthimit social. "Më e keqja është pas nesh, deklaroi Papakonstantinu për të përditshmen.

"Në vitin 2011, ne do të vazhdojmë të kemi një ulje të Prodhimit të Brendshëm Bruto i vlerësuar me tre për qind. Në vitin 2012, parashikohet një rritje nga një për qind në dy për qind. Vitin e ardhshëm ne do të kemi një buxhet më të lartë dhe në në vitin 2013 do të rikthehet rritja ekonomike. E di mirë që viti 2013 do të jetë një vit kririk, por ne do të kemi realizuar të gjitha reformat strukturore, theksoi ai. Ministri nënvizoi gjithashtu se plani i ndihmës prej 110 miliardë eurosh akorduar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk do të mjaftjë për të përmbushur të gjitha nevojat financiare të Athinës.

"Vitin e ardhshëm ne do të kemi nevojë për 66 miliardë euro, ku 24-25 miliardë do t'i shkojnë ndihmës ndërkombëtare. Ne duhet të mbledhim mbjetjet në treg. Në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2012 , ne kemi llogaritur hedhim në treg rreth 25-27 miliardë euro letrave me vlerë në një kohë të mesme dhe 13-15 miliardë bono Thesari. "Ka pasur greva, manifestime, por grekët e kanë kuptuar nevojën e reformmave të ndërmarra. (...) Nuk i druhem një shpërthimi social. Nuk ka luftë sociale në Greqi, shtoi Papakonstantinu.

Burimet

redakto