Greqi, nën akuzë tre ish- ministra për skandalin në Athos

Statusi: E mbaruar 17:41, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Parlamenti grek voton pro ngritjes së akuzave për tre ish- ministra të kabinetit Karamnlis. Ish- ministri i Bujqësisë Evangelos Basiakos, zëvendësi i tij Alexandros Kontos dhe ish- zv/ ministri i Financave Petros Doukas do të gjykohen në lidhje me skandalin e pasurive të paluajtshme në malin Atos.

Parlamenti nga ana tjetër duket se ka shfajesuar ish- ministrin e shtetit dhe zëdhënësin e qeverisë Karamanlis, Theodoros Roussopoulos, dhe ish- ministrin e marinës Giorgio Voulgarakis.

Besohet se në skandalin Vatopedi shteti ka humbur të paktën 100 million euro, ndërsa manastiri nje mijë vjecar mori pronë shtetërore në këmbim të pronave të lira rurale.

Qeveria socialiste gjithashtu ka filluar procedurat gjyqësore kundër manastirit ndërsa ka urdhëruar pagesën e një gjobe 10 milion euro për dëmet. Anketimet e fundit tregojnë se grekët janë gati të pranojnë një seri masash shtrënguese nëse para drejtësisë sillen politikanë e biznesmenë të përfshirë në skandale korrupsioni. [1]

Referencat redakto

  1. Alsat TV (17.11.2010)