Statusi: E mbaruar 22:20, 27. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Se sa e rëndësishme është për gjermanët ruajtja e sferës personale, kjo u pa edhe në debatin e zhvilluar për kamerat e Google-it. Që nga nëntori aty janë pasqyruar me fotografi 20 qytete gjermane. Por sapo Google e bëri të ditur se do ta përfshinte Gjermaninë në shërbimin e tij me emrin “Street View”- Pamje rruge, i pari që doli para kamerave ishte i ngarkuari i qeverisë për mbrojtjen e të dhënave Peter Schaar. "Ajo që na bën skeptikë është fakti që kompania e shpalli brenda një kohe shumë të shkurtër, pa na pyetur e pa na informuar që më parë. Ne nuk dimë as si funksionon ky program, e as si duhet ta trajtojmë atë. Të gjitha do t'i mësojmë në ditët e ardhshme dhe me siguri që nuk do të kemi asnjë mundësi të bëjmë ndonjë ndryshim." Për rrjedhojë: Rreth çerek milioni njerëz në Gjermani i anonimizuan fasadat e shtëpive të tyre para se të hynte në përdorim "Google Street View".

Por me këtë ata ndoshta kanë humbur edhe ndonjë shans. Sepse depërtimi i botës fizike në atë virtuale ndërkohë ka edhe heronj realë. Si për shembull Bob Mewse. Anglezi 56-vjeçar nga Bristoli u bë i famshëm, sepse ishte dobësuar me një të tretën e peshës së tij. Kur rastësisht kishte parë në "Street View" fotografinë e tij dhe ishte tmerruar kur kishte konstatuar se sa i shëndoshë që ishte. Që atë ditë ai kishte filluar të kujdesej me ushqimin e të bënte sport. Rezultati: 46 kile më pak.

Burimet redakto