Gjermani: Përmbytje nga lumenjte Rhin dhe Moselle
Shumë lumenj në Gjermani dolën dje nga shtrati si pasojë e shirave të vazhdueshëm dhe shkrijes së dëborës duke shkaktuar një të vdekur dhe përmbytje përgjatë lumit Rhin dhe Moselle, theksuan autoritetet rajonale gjermane. "Një 50-vjeçar u mbyt dje pasi ra nga kajaku në lumin Rhin, pranë Pforzheim", theksoi policia. "Në Kologne, bregu përgjatë Rhin u përmbyt pjesërisht", theksoi policia, e cila bllokoi qarkullimin në disa rrugë. Përgjatë lumit Moselle situata është kritike në Zell dhe Cochem, ku ujrat kanë dalë mbi pritat që përdoren për mbrojtjen e qyteteve.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 10. Janar 2011