Futboll, UEFA dhe FIFA pezullojnë Bosnjën kaos në grupin D

Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 20:05 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Skuadra e futbollit boshnjak u pezullua deri në një urdhër të ri nga FIFA dhe UEFA. Agjencia e lajmeve ANSA bën të ditur se dje, skadoi ultimatumi që ishte vendosur për Bosnjën, për ndryshimet statuore që duhet të bënte në federatën e futbollit, duke sjellë sot hyrjen në fuqi të pezullimit të ekipit boshnjak nga eventet sportive të FIFA dhe UEFA-s.

Bosnje

Bosnja aktualisht bën pjesë në grupin D për kualifikimet në Europianin 2012, ndeshja e radhës pritej të ishte ajo me Rumaninë. Ky pezullim sjell kofnuzion brenda grupit D ku ndodhet dhe Shqipëria, pasi ndeshjet ishin parashikuar me short si do të luheshin.

FIFA dhe UEFA i kërkojnë federatës boshnjake të futbollit të ndyrshojë statutin e vet dhe të veprojë me një President, jo me 3 Presidentë. Federata boshnjake udhëhiqet nga 3 presidentë, një serb, një kroat dhe një musliman sipas etnive dhe feve në këtë shtet.

UEFA i bëri thirrje në muajin tetor të vitit që sapo shkoi federatës boshnjake të zgjidhte këtë cështje duke lënë afat deri 31 Marsin.

Burimet

redakto