Fushatë për mbrojtjen e mjedisit, paketë masash
Subjektet qe merren me trajtimin e mbetjeve, ujrave dhe enrgjise ne vendin tone, duhet te te pershtaten me politikat per mbrojtjen e mjedisit. Te gjitha strukturat nga pushteti qendror dhe ai vendor, duhet te bashekupunojne me njeri-tjetrin, per te minimizuar efektet negative qe mund te sjelle përpunimi i mbetjeve, apo trajtimi i ujrave ne mjedis. Ministria e Ekonomise dhe ajo e transporteve, kane bere publik disa nga nismat qe po ndërmarrin ne keto fusha, si rishikimi i legjislacionit per energjine, apo decentralizimi i shoqërive te ujesjellesave drejt pushtetit vendor.
"Trajtimi i mbetjeve dhe ujerave eshte i nje rendesi te vecante, stimulimi i aktiviteteve te pastrimit, te riciklimit te ujerave dhe mbetjeve eshte nje nga prioritetet e politikave te zhvillimit te ketyre sektoreve, sidomos atij minerar. Aplikimi i teknologjive te reja ne kete drejtim synon shfrytezimin racional te burimeve natyrore me efekte minimale ne mjedis", tha Neritan Alibali, zv.minister i Ekonomise.
"Qeveria shqiptare ka si objektiv te pergjithshem jo vetem procesin e transferimit te ketyre shoqerive tek pushteti vendor por dhe komercializimin e metejshem ne kete sektor, per te bere te mundur qe shoqerite te jene me vetefinancim me nje plan afatgjate dhe te qendrueshem, me qellim permiresimin e sherbimit dhe permbushjen e te gjitha detyrimeve ndaj konsumatoreve", u shpreh Ilirian Muho, zv.minister i Transporteve.
Keto deklarata u bene gjate nje seminari te organizuar nga këshilli suedez ne vendin tone. Ambasadori suedez i pranishem ne kete eveniment, u shpreh se kompanite suedeze duhet te shtojne prezencen e tyre ne tregun shqiptar, duke prezantuar teknologji te reja e duke mbështetur biznesin, i cili nepermjet tyre, trajtimin e mbetjeve psh, mund ta shohe si nje fitim. [1]