Filipine: Arrin në 12 të vdekur bilanci i përmbytjeve
Bilanci i përmbytjeve që kanë përfshirë Filipinet që prej fundit të dhjetorit arriti në 12 të vdekur sot ndërkohë që qindra rajone janë prekur nga përmbytjet më të rënda që prej 10 vjetëve, njoftuan disa zyrtarë. Qyteti Butuan, në jug, që ka 270 000 banorë, është përmbytur nga ujërat dhe më tepër se 4 000 persona janë detyruar të largohen përballë rrezikut nga rrëshqitjet e tokës, njoftoi zyrtarja rajonale e sigurisë civile, Blanche Gobenciong. "Këto janë përmbytjet më të rënda që prej 10 vjetëve.
Qyteti Butuan nuk përmbytet zakonisht, por këtë herë, i gjthë qyteti është i mbuluar nga ujërat", bëri të ditur ajo. Të paktën dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës në rajone të tjera që prej fillimit të motit të keq më 29 dhjetor, njoftuan autoritetet qeveritare dhe Kryqi i Kuq filipinas.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 04. Janar 2011