Fier, në fillim të vitit 2011 nis ndërtimi i By-passit

Statusi: E mbaruar 21:11, 26 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Është prezantuar sot projekti i By-passit të Fierit, pjesë e Korridorit Veri-Jug, ndërtimi i së cilit pritet të filloj shumë shpejt, sipas Ministrisë së Transporteve. By-passi i Fierit ka një rëndësi të madhe pasi kalon pranë parkut të Apollonisë, por jashtë zonës të përcaktuar si të mbrojtur nga institucionet shtetërore përkatëse.

Fakti që kjo rrugë kalon pranë parkut të Apollonisë, i cili në saj të këtij projekti do të ketë dy hyrje, i jep kësaj zone të pasur me vlera historike dhe arkeologjike një frymëmarrje të munguar.

Gjatë fjalës së tij ministri Olldashi theksoi rëndësinë e këtij projekti, i cili do të bëjë të mundur vazhdimësinë e korridorit Veri–Jug. Brenda muajve të parë te vitit 2011 fillon dhe zbatimi i këtij projekti të rëndësishëm për rrjetin rrugor kombëtar. Në saj të këtij projekti, koha e përshkimit të distancës (Mbrostar, Levan) reduktohet në 15 min kundrejt 50 min të nevojshëm sot.

Segmenti ka një gjatësi 22 km, gjerësi 22m, 4-korësi dhe shpejtësia e lëvizjes parashikohet të jetë 120 km /h.Projekt është financuar nga qeveria Italiane nëpërmjet Kooperacionit Italian dhe është përgatitur nga firma Sintagma & SWS. Aktualisht po bisedohet për financimin e zbatimit të këtij projekti me BEI dhe BERZH.

Referenca

redakto