Fergie: Privilegj të luajmë kundër Barcës në finale

Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 20:14 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka thënë se takimi i mundshëm i klubit të tij kundër Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve do të ishte një privilegj i madh për të.

Sir Alex Ferguson

“Shumë njerëz dëshirojnë ta shmangim Barcelonën, por për mua do të ishte një privilegj i madh që të takohem me ta në finale të Ligës së Kampionëve”.

“Është çdo herë mirë të shikosh se si luajnë Xavi dhe Iniesta. Ata janë lojtarë shumë të mirë. Ata nuk frikësohen në kontrollin e topi edhe pse janë në një presion shumë të madh. E njëjta gjë vlen edhe për të magjishmin Messi në sulmin e tyre”, tha Ferguson për Sport.es

Burimet redakto