Statusi: E mbaruar 17:25, 22 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike (LDK), Fatmir Sejdiu këto ditë ka lënë Kosovën dhe ka udhëtuar për në SHBA.

Fatmir Sejdiu

Burime të afërta me familjen e Sejdiut, thonë se ai ka shkuar për pushime në SHBA, pas gjithë shqetësimeve që përjetoi në kohët e fundit në skenën politike kosovare.

Ndërkohë, burime të tjera theksojnë se Sejdiu ka shkuar për të qëndruar më gjatë në SHBA, e mbase për jetuar atje përgjithmonë. Ai këtë mundësi e ka, pasi që ka edhe shtetësi amerikane me tërë familjen e ngushtë dhe më të gjerë.

Sejdiu në SHBA ka shumë vite që ka edhe dy vëllezërit dhe motrën e tij, bashkë me familjet e tyre, të cilët ka kohë që gëzojnë statusin e shtetasve amerikanë. Me atë në SHBA ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij.

Referencat

redakto