Fabregas: E ardhmja, gjëja e fundit në mendjen time

Statusi: E mbaruar 17:22, 18. Shkurt 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka thënë se ai nuk mendon fare për të ardhmen e tij sidomos për spekulimet të cilët e lidhin atë me një kalim te Barcelona dhe te Reali, por tani ai është duke menduar vetëm në suksesin e tij me klubin aktual.

Cesc Fàbregas

Fabregas shpreson se do të fitojë ndonjë titull me Arsenalin në këtë sezon sidomos pas paraqitjes fantastike të tyre kundër Barcelonës, sepse kanë kaluar plot gjashtë vite ndërsa Topçinjtë ende nuk kanë fituar asnjë titull.

“Unë dëshirojë të vazhdojë të punojë dhe t’i ndihmojë klubit të fitojë trofe në këtë sezon. Ne jemi në luftë për të fituar katër garat në këtë sezon”.

“Ne dëshirojmë të fitojmë çdo titull në këtë sezon dhe të shkojmë sa më përpara që është e mundur në çdo kompetecion”.

“E ardhmja ime është gjëja e fundit që më orvatet në mendjen time”, përfundoi Fabregas.

Burimet

redakto