Ere: CEZ-i te reduktoje humbjet e energjise ne rrjet

Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 16:37 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ulja e humbjeve në rrjet ndikon në uljen e çmimit të energjisë elektrike", tha sot kreu i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) Bujar Nepravishta në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese Tregtisë dhe Mjedisit në Kuvend. Duke raportuar për aktivitetin e ERE-s gjatë vitit 2010, Nepravishta tha se "e vetmja mënyrë për të ulur çmimet e energjisë elektrike do të jetë ulja e humbjeve në rrjet dhe veçanërisht e vjedhjeve, tregues ky që është i lidhur direkt me performancën e dobët të kompanisë CEZ Shpërndarje".

Lidhur me mundësinë e liberalizimit të tregut të shpërndarjes së energjisë, Nepravishta tha se, "ligjërisht tregu është i hapur për operatorë të tjerë". Por sipas tij, "infrastruktura është dhe do të vazhdojë të mbetet monopol, çka e bën praktikisht të pamundur konkurrencën reale në shpërndarjen e energjisë për konsumatorët familjarë".

Nepravishta gjatë raportimit, tha se "ERE e vendosur në qendër të akuzave për pamjaftueshmëri të veprimeve për të ndalur abuzivizmin e CEZ Shpërndarje, i kërkon Kuvendit të ndryshojë ligjin dhe të krijojë hapësirat për t'a gjobitur CEZ në raport me xhiron vjetore të kompanisë".

Burimet

redakto