Elton Xhon një këngë për Liz Tejlor

Statusi: E mbaruar 28 Mars 2011 14:25 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kantautori Elton Xhon i ka kushtuar një këngë mikeshës së tij, legjendës së Hollivudit Elizbaeth Taylor, e cila vdiq më 23 mars.

Liz Tejlor

Elton John e këndoi këngën "Don't let the sun go down on me", "Mos e ler diellin të perëndojë" në fillim të një koncerti që dha në Pitsburg të Pensilvanisë.

Para se të fillonte interpertimin e tij në piano, Elton Xhon foli para audiencës: "Unë, tha ai, kam humbur një mike, ju keni humbur një heroinë. Elizabeth Taylor nuk ishte vetëm një yll kinemaje dhe ndoshta gruaja më e bukur e botës, por ajo ishte një nga njerëzit më të mëdhenj që kam njohur. Ajo i doli në mbrojtje para të gjithëve të prekurve nga SIDA. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme dhe unë kam patur privilegjin që e kam njohur", tha Elton Xhon.

Elton Xhon e bën këtë dedikim të dytë në radhë pas këngës që i bëri Lejdi Dianës që humbi jetën në një aksident automobilistik.

Burimet redakto