Elbasan, përurohet qendra ‘Fluturo për jetën’ për fëmijët autistë

Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 19:31 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në javën e fushatës sensibilizuese të Autizmit, në qytetin e Elbasanit u përurua sot qendra për fëmijët autistë ‘Fluturo për jetën’. Me iniciativë të Presidentes së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, zonjës Liri Berisha, dhe me një investim realizuar nga firma turke Kurum International në këtë qendër do të trajtohen rreth 30 fëmijë autistë.

E pranishme në përurimin e kësaj qendre zonja Liri Berisha tha:- "nuk ka gjë më të bukur se sa të përurosh diçka të re në javën e fushatës sensibilizuese për autizmin. Kjo qendër e përuruar në qytetin e Elbasanit do t’i shërbejë këtij kontigjenti fëmijësh".

Kjo qendër është një dhuratë e bërë nga kompania turke Kurum International dhe do të mbajë emrin e administratorit të saj, Hasmet Kurum. Ajo do t’i vijë në ndihmë të gjithë atyre familjeve që vuajnë me fëmijët e tyre, pasi shërbimin do ta marrin në qendrën e qytetit të tyre.

"Unë kam kënaqësinë që mbas dy vjetësh është ndërgjegjegjësuar shoqëria jonë, brenda dy vitesh janë ngritur dy qendra në Tiranë dhe Elbasan, dhe shumë shpejt do të ngrihen qendra të tilla edhe në qytete të tjera të Shqipërisë",- theksoi zonja Berisha, e cila një falenderim të veçantë ka dhënë për Kompaninë Kurum për ngritjen e kësaj qendre, si edhe Këshillin Bashkiak.

Qendra Fluturo për jetën do t’i vijë në ndihmë fëmijëve autistë, dhe më së shumti prindërve të tyre, për të mos humbur kohën për të shkuar në Tiranë, sepse qendra është e pajisur me të gjitha mjetet didaktike, ashtu si ajo në kryeqytet.

Burimet

redakto