Ekon: Japonia ristrukturon Qeverinë
Japonia bëri ristrukturimin e qeverisë me disa ndryshime ministrash nën drejtimin e kryeministrit të qendrës së majtë Naoto Kan, me objektivin për nxitjen e rritjes ekonomike dhe reduktimin e borxhit publik. Ekipi i ri i Kan përbëhet nga 17 anëtarë, katër prej të cilëve kanë hyrë për herë të parë në qeveri. Titullarët dhe ministrat kryesorë të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Financave kanë ruajtur vendet e tyre. E vetmja e vërtetë e re mbërriti për një ish-ministër të Financave nga opozita konservatore, Kaoru Yosano, 72 vjeç, mbështetës i rritjes së taksës së konsumit, i cili u emërua ministër i deleguar i Politikës Ekonomike dhe Buxhetore.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 14. Janar 2011