Eklipsi i parë pjesshëm i diellit për 2011-tën

Statusi: E mbaruar 19:09, 4. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Banorët e pjesës më të madhe të Evropës, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Afërt kanë parë në orët e paraditës së sotme eklipsin e parë të pjesshëm të Diellit për vitin 2011.

Pjesë të rruzullit tokësor, që në fillim të janarit të vitit 2011, do ta ndjejnë eklipsin e pjesërishëm të Diellit.

Parë nga Toka, dukuria ka filluar në orën 07:40, ndërsa "kontakti i fundit" mes Diellit dhe Hënës do të jetë në orën 12:01. Ata që jetojnë në zonat më në veri të Europës, do të kenë pamjen më të mirë.

Në rajonet në veri të Suedisë, pritet që të shihet pamja, ku katër e pesta e diellit do jetë e mbuluar nga hëna.

Sipas NASA-s, njerëzit në qytetet e mëdha evropiane si Londër, Paris, Amsterdam, Bruksel dhe Berlin kanë parë dy të tretën ose tre të katërtën e eklipsit të diellit në mëngjes. Edhe njerëzit në Azinë Qendrore dhe në Lindjen e Mesme do të mund ta shohin eklipsin, por rajonet më në jug mund të shohin vetëm gjysmën e diellit të bllokuar nga hëna.

Gjatë vitit 2011 banorët e Tokës do të jenë dëshmitarë të gjashtë eklipseve, nga të cilat katër të pjesshëm të Diellit dhe dy të plota të Hënës.

Burimet

redakto