Egjipt: Zgjedhjet legjislative në shtator

Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 15:59 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Zgjedhjet e para legjislative që prej rënies së presidentit, Hosni Mubarak do të zhvillohen në shtator në Egjipt, por data e zgjedhjeve presidenciale nuk është caktuar ende, deklaroi sot një zyrtar i lartë ushtarak. "Zgjedhjet legjislative do të zhvillohen në shtator", deklaroi për shtypin gjenerali, Mamduh Chahine, anëtar i Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura (CSFA), në një njoftim zyrtar.

Ai shtoi se data e zgjedhjeve presidenciale do të njoftohet më vonë. CSFA siguron drejtimin e vendit që prej dorëheqjes më 11 shkurt të presidentit Hosni Mubarak nën presionin të protestave.

Burimet

redakto