Egjipt: Nis referendumi për rishkimin e Kushtetutës
Qendrat e votimit u hapën sot në Egjipt në orën 06:00 GMT për referendumin mbi rishikimin e Kushtetutës, procesi i parë zgjedhor që pas rënies së presidentit Hosni Mubarak më 11 shkurt, sipas gazetarëve të AFP-së në Egjipt.
Afro 45 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë deri në orën 17:00 GMT.
Në Kajro, radhë të gjata me dhjetëra personave u krijuan që në hapje të disa qendrave të votimit, ndërsa në radio transmetoheshin mesazhe që bënin thirrje për pjesëmarrje masive.
Përkrahësit e rishikimit të Kushtetutës janë për një tranzicion të shpejtë me ndryshime të kufizuara, ndërsa kampi kundërshtar është për një ligj të ri themeltar, që kërkon më tepër kohë.
Burimet
redakto- "Egjipt: Nis referendumi për rishkimin e Kushtetutës" — Radio Televizioni Shqiptar, 19. Mars 2011