Egjipt: Keshilli ushtarak fillon nga puna

Statusi: E mbaruar 21:25, 15 Shkurt 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Tri ditë pas rrëzimit së presidentit Hosni Mubarak, Këshilli i Lartë Ushtarak në Egjipt shpërndau parlamentin dhe shfuqizoi kushtetutën. Në këtë mënyrë gjeneralët plotësuan dy kërkesa të rëndësishme të demonstruesve, që protestuan për javë të tëra kundër Mubarakut. Ushtria njoftoi se do të drejtojë Egjiptin për gjashtë muaj, nëse nuk do të mbahen më parë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Përveç kësaj duhet të formohet një komision, që të punojë për ndryshimet kushtetuese dhe të përgatisë një referendum mbi këto propozime. Kryeministri Ahmed Schafik përgenjështroi thëniet se Mubaraku është larguar nga vendi dhe është vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në sheshin Tahrir në Kajro, qendër e protestave masive, kaluan të dielën për herë të parë sërish makina. Nga frika e një pezullimi të reformave, megjithatë ende disa mijëra njerëz rrinë në pritje në shesh.

Protestueset në sheshin Tahrir

Burimet

redakto