Eddie Murphy shpallet “Ikona e komedisë”

Statusi: E mbaruar 22 Mars 2011 21:33 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Eddie Murphy do të jetë aktori i parë, të cilit do t’i jepet çmimi “Ikona e komedisë”, ndërsa ceremonia zyrtare do të mbahet më 26 mars.

Eddie Murphy

Çmimi u krijua për të nderuar individët që kanë kontribuar shumë për komedinë, dhe ndikimi i të cilëve frymëzon brezat e ardhshme, transmetojnë mediet amerikane.

Murphy është i njohur me rolet në komeditë “Nutty Professor”, “Wheel of Fortune”, Dr. Dolittle 2”, “Metro”, “Norbit” dhe “Adventure of Pluto Nash”. Ceremonia do të transmetohet më 10 prill në MTV.

Burimet redakto