Eagle Mobile sjell iPhone 4 për herë të parë në Shqipëri

Statusi: E mbaruar 14:18, 4 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Eagle Mobile që nga sot sjell për herë të parë në Shqipëri telefonin celular iPhone 4. Mrekullia e kompanisë amerikane Apple tashmë ka mbërritur dhe është gati në shërbim të përdoruesve Eagle.

iPhone 4

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Orkunt Yozgat thotë se kjo është një risi e këndshme për të gjithë abonentët Eagle, apo ata të cilët do të duan të anëtarësohen në këtë familje të madhe.

“Që nga dita e parë kompania jonë ka punuar dhe punon për të sjellë më të mirën dhe më modernen për konsumatorin shqiptar. Të gjithë miqtë e apasionuar pas teknologjisë mund të provojnë magjinë e iPhone 4, një telefon i zgjuar që po revolucionarizon tregun e telefonisë celulare dhe internetit të lëvizshëm në botë” shtoi z. Yozgat.

iPhone 4 është një produkt i kompanisë së mirënjohur Apple që ka dalë së fundmi në tregun amerikan dhe evropian dhe po gjen një interes shumë të madh në tregun botëror.

Ky “smartphone” është arritja e fundit e aparateve me ekran me prekje dhe ofron opsione mjaft të larmishme për internetin, postën elektronike, fotografinë, videon, ngarkimet dhe shkarkimet e përmasave të mëdha nga interneti me shpejtësi të lartë.

Referenca redakto