Dorëshikrimet e penës së artë të Kafkës në shitje
Një koleksion me letra të shkrimtarit të njohur gjerman Franc Kafka, do të blihet nga Biblioteka Bodleian e Universitetit të Oksfordit dhe Departamenti i Letërsisë Arkivore në Gjermani Marbach.
Letrat përfshijnë një korrespodencë të gjatë që Kafka ka mbajtur me motrën e vet Ottla, më e vogla nga tri motrat e shkrimtarit me famë dhe më e lidhura me shkrimtarin.
Në këtë koleksion nuk mungojnë as letrat e dashurisë me Dora Diaman e njohur si historia e tij e fundit e dashurisë, ashtu si edhe letrat e mjekut dhe mikut të tij Robert Klopstol.
Drejtuesit e bibliotekave Bodleian dhe Marbach kanë negociuar për një marrëveshje për blerjen e këtyre letërkëmbimeve me familjen e shkrimtarit, ku ndër të tjera përfshihen dhe kartolina dhe autografe të ndryshme dhe foto të pabublikuara më parë.
Familja e shkrimtarit me famë ka planifikuar që këto letra t’i nxjerrë në ankand në Gjermani më 19 prill. Marrëveshja mes këtyre dy institucioneve nga dy vende të ndryshme mendohet të jetë e para e këtij lloj.
Kafka konsiderohet si një nga shkrimtarët më me ndikim i shekullit XX, ndaj dhe këto letra do të zbulojnë detaje më shumë mbi jetën e shkrimtarit.
Letrat me Ottlën, përfshijnë dhe betejën e tij të gjatë me tuberkulozin. Ndërsa letrat me Dorën, janë konsideruar nga studiuesit si një letërsi më vete.
Burimet
redakto- "Dorëshikrimet e penës së artë të Kafkës në shitje" — BalkanWeb, 06. Prill 2011