Dita e Pavarësisë, liderë botërorë urojnë
Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali berisha kane marre mesazhe te shumta urimi nga liderë botërorë, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Asnje mesazh nuk i eshte drejtuar Dites se Clirimit.
Dita e Pavarësisë Obama uron Topin
redaktoPresidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë dy dite me pare një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Festës së Pavarësisë: “I dashur zoti President, Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë urimet e mia më të mira me rastin e 28 nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë”, citohet në mesazh.
Obama vlerësoi në mesazh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të lidhur nga detyrimi ynë solemn ndaj sigurisë së njëri-tjetrit. “Ne i vlerësojmë dhe përshëndesim përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të promovimit të paqes dhe qëndrueshmërisë anembanë botës dhe ndihemi krenarë të shërbejmë përkrah jush në përpjekjen tonë si aleatë në Afganistan”.
Obama inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë reformat. Në të njëjtën mënyrë, ju inkurajojmë për reformë të mëtejshme për të përparuar në rrugëtimin tuaj integrues për në Bashkimin Evropian. Ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për përparimin e qëllimeve tona të përbashkëta në Evropë dhe më gjerë që nga ruajtja e qëndrueshmërisë në Ballkan e deri te ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë në Afganistan, unë jam i bindur se lidhjet e qëndrueshme mes dy popujve tanë do të forcohen dhe thellohen gjatë viteve të ardhshme. Sinqerisht, Barak Obama”, shprehet Obama në mesazhin drejtuar Topit.
Berisha ka marrë mesazhe nga homologu turk Erdogan dhe ai i Cekisë. Gjithashtu ka dërguar mesazh urimi edhe kryeministri grek Jorgos Papandreu. Për Ditën e Pavarësisë kanë uruar edhe kryeministri kinez së bashku me presidentin e Indokinës.
Ja disa prej mesazheve derguar kryeministrit Berisha:
redaktoPapandreu
redaktoKryeministri Berisha ka marrë sot një mesazh urimi nga Kryeministri i Greqisë z. George A.Papandreu me rastin e Ditës së Pavarësisë. - Në mesazhin e tij, Kryeministri i Greqisë z. Papandreu shkruan: “Me rastin e ditës së pavarësisë së vendit tuaj, dëshiroj t'ju përcjell përgëzimet e mia të ngrohta dhe urimet më të mira për prosperitetin, progresin dhe mirëqenien e popullit mik të Shqipërisë. George A.Papandreu, Kryeministër i Greqisë” Kryeministri i Republikës së Turqisë z.Recep Tayyip Erdogan i ka dërguar kryeministrit Berisha një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarsisë.
Erdogan
redaktoNë mesazhin e tij, Kryeministri i Republikës së Turqisë, zoti Erdogan shkruan: “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë shpreh urimet e mia të përzëmërta për Ju dhe për popullin vëlla shqiptar. Besoj sinqerisht se marrëdhëniet ekzistuese të miqësisë dhe bashkëpunimi që zhvillohet në cdo fushë midis vendeve tona do të vazhdojë të kontribuojë jo vetëm në të mirë të popujve tanë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Me këtë rast shpreh urimet më të mira për Ju dhe për begatinë dhe mirëqënien e popullit vëlla shqiptar. Recep Tayyip Erdogan, Kryeministër i Republikës së Turqisë” .
Kina
redaktoKryeministri i Republikës Popullore të Kinës , Wen Jiabao në mesazhin e tij shkruan: “Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, në emër të qeverisë kineze dhe emrin tim personal, Ju shpreh, Shkëlqesisë Suaj, dhe qeverisë së vendit tuaj urime të sinqerta. Këto vitet e fundit, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar duke mbajtur tendencën e shkëlqyer dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimet në të gjitha fushat janë në zgjerim e sipër. Pala kineze dëshiron, që bashkë me palën shqiptare, të konsolidojnë miqësinë tradicionale, të zgjerojnë bashkëpunimin me përfitime reciproke, me qëllim që të nxisin zhvillimin e ri të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë. Kryeministë i Republikës Popullore të Kinës Wen Jiabao”
Indonezia
redaktoPresidenti i Republikës së Indonezisë, Dr. H. Susilo Bambang Yudhoyono, në mesazhin e tij shkruan:
Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë janë gjithmonë të ngrohta dhe të përzemërta, për këtë arsye dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të t’ju siguruar se bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve tona do të vazhdojë të rritet së bashku me përpjekjet tona për të arritur realizim më të madh në të ardhmen.
Ju lutem, Shkëlqesi, pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”. Dr.H. Susilo Bambang Yudhoyono, President i Republikës së Indonezisë.
Cekia
redaktoKryeministri Berisha ka marrë sot një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Neèas me rastin e Ditës së Pavarësisë. - Në mesazhin e tij, Kryeministri i Republikës së Çekisë zoti Neèas shkruan: “Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, më lejoni tu dërgoj Ju urimet më të sinqerta. Unë jam shumë i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit midis Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë dhe kam besimin se kjo prirje do të vijojë. Më lejoni të shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju përgëzuar dhe për të shprehur kënaqësinë për vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për të hequr vizat për qytetarët shqiptarë. Më lejoni t’ju siguroj për vazhdimësinë e mbështetjes dhe gatishmërisë së Republikës së Çekisë për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Kryeministër i Republikës së Çekisë Petr Neèas” "
Burimet
redaktoBalkanWeb.com (28.11.2010)