Dita e AIDS, Vasili: 20% më pak të prekur
1 Dhjetori shënon dhe Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS.
Një datë kjo që synon rritjen e ndërgjegjësimit për të parandaluar dhe luftuar këtë sëmundje.
Në vendin tonë, numërohen rreth 406 persona të prekur nga virusi HIV, 41 prej të cilëve u shënuan si raste të reja vetëm për këtë vit.
Ndërkohë që 85 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje dhe vihet re një rritje e numrit të femrave të infektuara.
Megjithatë, sipas ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, krahasuar me një vit më parë, shifrat kanë rënë me rreth 20 përqind.
Shqetësimi më i madh i specialistëve është rënia e numrit të personave që shkojnë për t’u diagnostikuar.
Në një situatë të tillë, mjekët garantojnë për ruajtjen e konfidencialitetit dhe shpjegojnë procedurën e testimit.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Dedlef Palm, ka vlerësuar punën e qeverisë në këtë fushë, ndërkohë gjithesesi ka inkurajuar vazhdimin e luftës kundër kësaj sëmundje.
Ndërkaq, janë bërë gati dy projekt-vendime në ndihmë të personave të prekur nga sëmundja e AIDS.
Ai për llojin dhe masën e ndihmës sociale për personat nën 18 vjeç, dhe ai për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes në institucionet e arsimit, trajtimit por dhe në burgje.
Burimet
redakto- ABC News (01.12.2010)