Dita botërore e Diabetit, 40 mijë të prekur në Shqipëri

Statusi: E mbaruar 20:09, 14 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në kuadër të ditës botërore të diabetit, ministria e Shëndetësisë organizoi fushata sensibilizuese në kryeqytet, për njohjen sa më të shpejtë të kësaj sëmundje që prek mijëra vetë në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare mbi 40 mijë qytetarë kanë probleme me diabetin, ndërkohë që shifra mund të shkojë deri në 120 mijë, për shkak të mosnjohjes dhe moskurimit në kohë të tij. Gjatë një prononcimi të shkurtër, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili bëri apel për tu kujdesur më shumë për shëndetin vetjak.

Skeda:Petritvasili.jpg
Ministri i Shëndetësisë

“Kemi të bëjmë me një sëmundje që kap në mënyrë të vecantë fashën më aktive të popullsisë, pra 30, 40, 50 etj. Dua të them kap atë fashë, e cila ka edhe detyrime shoqërore më të mëdha ndaj vetes dhe ndaj familjes. Pra shpeshtësia, pesha e sëmundjes, komplikacionet dhe kurimi jo i mirë bëjnë që shoqëria të ketë pikëpyetjet e saj në pjesën e saj më aktive. Ndaj ky sensibilitet na ka mbledhur të gjithëve së bashku, e na con tek motoja jonë, që ta njohim sa më mirë e ti dalim përpara kohe, kësaj sëmundje që nuk duhet neglizhuar”,- tha Vasili.

Ministria e Shëndetësisë kishte ngritur një tendë tek parku Rinia në Tiranë, ku qytetarë të ndryshëm patën mundësinë të bënin analiza për të kuptuar nëse rrezikoheshin nga diabeti apo jo.

Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë dhe shpesh të heshtur, ndaj thelbësore është sensibilizimi, informimi i komunitetit për njohjen e tij.[1]

Burimet

redakto
  1. BalkanWeb.com (14.11.2010)