Dhuratë e hidhur Krishtlindjesh - Buxheti i Greqisë 2011

Statusi: E mbaruar 17:48, 24 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Televizioni grek përpiqet të përhapë atmosferë festive me rastin e Krishtlindjeve, por grekët duket se kanë halle të tjera. "Festa më e keqe e Krishtlindjeve që po kalojmë që prej dekadash" - të thonë këto ditë shumë qytetarë. Shumëkush ka humbur vendin e punës, thuajse të gjitha çmimet janë ngritur dhe ekonomia greke po rrudhet. Për tremujorin e tretë statistikat raportuan një minus prej më tepër se 4%. Dhe njerëzit nuk po shpenzojnë para as ditët e fundit përpara Krishtlindjeve, sepse shumica e tyre nuk ka para.

Pozita gjeografike në Evropë

Dhe me duket grekët i presin kohë edhe më të këqia dhe më të ashpra. Masat drastike të kursimeve do ta shtojnë barrën e rëndesës së popullsisë. Qeveria synon që me to ta ulë në masën 7,4% borxhin e ri të vendit. Edhe pse kjo shifër është më e lartë se sa lejohet, po ta krahasosh deficitin e vitit 2009 kemi një lloj përmirësimi. Në vitin 2009 borxhi i ri i Greqisë ishte 15,4%. Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu e vlerëson pozitivisht buxhetin për vitin 2011: "Ky buxhet kontribuon që ne t'i plotësojmë plotësisht detyrimet tona ndërkombëtare. Madje si nga pikëpamja qualitative edhe nga ajo quantitative."

Prej kursimeve në buxhet pritet që vitin e ardhshëm të preket sidomos sektori i shëndetsisë. Kjo do të thotë edhe se vitin e ardhshëm pritet të mbyllen një numër i madh spitalesh. Po ashtu prej ndryshimit të rregullave për tvsh-në pritet që në të ardhmen do të shtrenjtohen edhe ushqimet. Kështu meqenëse se tvsh-ja në masën 23% do të vlejë edhe për mishin, frutat, perimet dhe prodhimet e qumështit, edhe këto do të shtrenjtohen. Pa përmendur pastaj shtrenjtimin e taksave për karburantin dhe për cigaret.

Opozita, e në radhë të parë partia konservatore Nea Dimokratia, mendon se buxheti i ri nuk përmban stimuj për të nxitur ekonominë dhe rëndimi i mëtejshëm i konsumit përmes taksave do të çojë në një rreth vicioz.

Burimet

redakto
  • Steffen Wurzel / Pandeli Pani. "www.Lajmet.com" —  24. Dhjetor 2010