Demokracia në veprim prezanton rezultatet preliminare për 12 komuna

Statusi: E mbaruar 17:46, 13 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka prezantuar rezultatet preliminare për dymbëdhjetë komuna të Kosovës, për Prishtinë, Deçan, Prizren, Mitrovicë, Klinë, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mamushë, Ferizaj dhe Obiliq.

“Demokracia në Veprim” në konferencën për media ka prezantuar rezultatet për kryetarë të këtyre komunave dhe për asambletë komunale, përjashtuar komunën e Ferizajt, për të cilën nuk janë prezantuar rezultatet për asamblenë komunale.

Rezultatet e kësaj organizate janë si vijon:

“Demokracia në Veprim” gjatë ditës së djeshme ka bërë monitorimin e zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit nëpër komunat e Kosovës, ndërkohë që në disa konferenca për media gjatë ditës së djeshme ka bërë prezantimin e të gjeturave të raportuara nga vëzhguesit e saj në terren.