Bullgari: Konfirmohet rasti i pare i vdekjes nga H1N1

Statusi: E mbaruar 11:17, 30. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në Bullgari është konfirmuar rasti i parë i vdekjes i personit të infektuar me virusin e gripit A (H1N1), ndërsa janë regjistruar edhe dy të sëmurë, njoftoi konsulentja bullgare për epidemiologji, Mira Kozhuharova. "Rasti i parë i vdekjes si pasojë e virusit të gripit H1N1 në Bullgari është regjistruar para dy-tre javësh", deklaroi Kozhuharova, duke shtuar se prania e virusit është konfirmuar në mënyrë laboratorike edhe tek dy persona të tjerë, të cilët janë në "gjendje të mirë". Ajo nuk saktësoi se nga cila pjesë e vendit është i vdekuri, si dhe personat e sëmurë, duke shtuar se "Bullgaria është aq e vogël dhe shpesh udhëtohet, kështu që nuk është me rëndësi se prej cilit qytet është i vdekuri dhe prej nga ka ardhur virusi".

Virusi H1N1

Burimet

redakto