Bruksel: Nato diskuton Rolin e saj në Operasionet në Libi
NATO do të diskutojë sot rolin e saj në operacionet në Libi pas votimit në OKB të rezolutës që autorizon veprimet ushtarake në këtë vend, njoftoi një zëdhënëse e Aleancës.
Këshilli i Atlantikut të Veriut, ku bëjnë pjesë ambasadorët e 28 vendeve aleate, mblidhet pas pak për të diskutuar mbi implikimet e rezolutës dhe situatën e planifikimit të operacioneve për t'i bërë ballë çdo eventualiteti.
"Për çdo operacion të NATO-s duhet të tregohet domosdoshmëria e Aleancës për të vepruar, mbështetja e fortë rajonale dhe një bazë juridike të qartë, siç e vendosën ministrat e Mbrojtjes të NATO-s javën e kaluar në Bruksel, nënvizoi ajo.
"Me plotësimin e këtyre tre kushteve, NATO-ja është e gatshme të veprojë si pjesë integrale e përpjekjeve më të gjëra ndërkombëtare dhe kjo do të jetë objekt diskutimi dhe vendimi sot, tha ajo para se të kujtonte se NATO-ja i merr vendimet me unanimitet.
Burimet
redakto- "Libi: Shtëpia e bardhë përshëndet lidhjen arabe për shtimi presioni ndaj Kadafit" — Radio Televizioni Shqiptar, 13. Mars 2011