Bruksel:Unitet dhe vendosmeri ne Samitin e BE

Statusi: E mbaruar 15:52, 19 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në samitin e BE-së që po zhvillon punimet në Bruksel kanë rënë dakord për krijimin e mekanizimit permanent për krizat në eurozonë. "Ne kemi marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e euros. Nga njëra anë kemi rënë dakord për një mekanizëm permanent krizash. Kjo është e rëndësishme, sepse me këtë ne marrim përsipër detyrimin të sigurojmë stabilitetin e euros në tërësi. Dhe ky është një detyrim i të gjitha shteteve të eurozonës. Për këtë ishte e nevojshme një ndryshim i vogël i marrëveshjes të BE-së. Edhe për këtë ramë dakord", eshte shprehur kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Pra samiti nga njëra anë vendosi për një mekanizëm permanent krizash nga viti 2013, ashtu siç e kishte kërkuar Berlini, nga ana tjetër ndryshoi marrëveshjen e Lisbonës, në mënyrë që mekanizmi i krizave të jetë i pakontestueshëm nga ana ligjore.

Burimet redakto