Britania u kërkon pesë vendeve BE ta njohin Kosovën

Statusi: E mbaruar 3 maj 2011 15:53 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Britania e Madhe ka bllokuar emërimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, post ky që ka mbetur i lire që nga 30 prilli, pasi drejtuesit të këtij mandati i ka skaduar afati.

Piter Fejth

Që nga 1 maji, holandezi Piter Fejth drejton vetëm Zyrën e përfaqësuesit ndërkombëtar civil në Kosovë dhe në këtë detyrë do të mbetet deri në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas një artikulli të gazetës vjeneze Wiener Zeitung, bllokimi është bërë nga Përfaqësuesja për politikë të jashtme Ketrin Ashton për shkak se Britania e Madhe po kërkon nga pesë vendet e mbetura njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gazeta shkruan se Qeveria britanike është duke bërë trysni te madhe tek pesë vendet e BE-së, Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe ta njohin në pako Kosovën.

Bashkimi Evropian ka hapur konkurs për vendin e udhëheqësit të delegacionit të Bashkimit Evropian për Kosovën, që më vonë do të fuzionohet me të dërguarin e veçantë të BE-s për Kosovë. Gazeta Viner Cajtung njofton se përveç deputetes së gjelbër austriake Ulrike Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentin Evropian për Kosovën, për këtë detyrë ka konkurruar edhe diplomatja çeke Janina Hrebickova.

Burimet

redakto