Bjellorusi - Lukashenko akuzon ShBA-në për gënjeshtër

Statusi: E mbaruar 13:35, 07. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se e kanë gënjyer vendin e tij duke vendosur sanksione kundër regjimit të tij, që, sipas tij, janë shkelje e disa marrëveshjeve të arritura në 1994 pas çmilitarizimit bërthamor të Bjellorusisë.

Aleksandër Lukashenko

Aleksandër Lukashenko, kundër të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione pas represionit të një manifestimi të opozitës në dhjetor që pasoi rizgjedhjen e tij të kundërshtuar, dha në fund të shkurtit një intervistë tri orëshe për gazetën "Washington Post", që u publikua sot nga shërbimi i shtypit të presidencës. "Përse keni shkelur marrëveshjet e arritura në 1994 kur dorëzuam pa kushte armët tona bërthamore atje ku donit ju? Kishit premtuar se nuk do të vendosnit asnjëherë sanksione ekonomike kundër nesh! Kush do t'ju besojë pas gjithë kësaj?", deklaron ai në këtë intervistë.

Burimet

redakto