Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia
Shqipëria do prezantohet në Bienalen e Venecias me një pavijon të sajin mbrëmjen e 2 qershorit, ku do të prezantohen punimet e Orion Shimës, Gentian Shkurtit, Anila Rubikut, Driant Zenelit dhe Eltjon Valles. Pavijoni shqiptar do vendoset në Giudecca, një nga pikat më tërheqëse të Venecias. Pavijoni ynë do të qëndrojë i hapur deri në 27 nëntor e në të prezantohen piktura e video-instalacione. Bienalja çelet më 1 qershor me temën "Ilumination", me pjesëmarrjen e 83 artistëve nga bota, ndërsa Shqipëria merr pjesë për herë të dytë. Këto shumëllojshmëri qasjesh artistike shkojnë drejt konceptit të kuratorit Caldura, i cili ka synuar t'i mëshojë raportit që ka artisti me veprën dhe kontekstin në të cilin krijon. Në këtë rast, vetë artistët shqiptarë mund t'i ndash në dy grupe: ata që kanë mbaruar shkollën këtu e vazhdojnë të krijojnë po në hapësirën shqiptare (Orion Shima dhe Gentian Shkurti) dhe të tjerët që kanë mbaruar shkollat italiane e vazhdojnë të zhvillohen po atje (Anila Rubiku, Eltjon Valle, Driant Zeneli).
Burimet
redakto- "Bienalja, 5 shqiptarët sot në Venecia" — BalkanWeb, 02. Qershor 2011