Beenhakker: Mourinho trajneri më i mirë në botë

Statusi: E mbaruar 21:58, 1. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Lavdëratën e rradhës për Mourinhon e ka dhënë edhe Leo Beenhakker, i cili mendon se trajneri i Real Madridit është trajneri më i mirë në botë.

Leo Beenhakker ka përgëzuar Mourinhon për punën e tij që bëri te Real Madridi në gjysmën e parë të sezonit 2010-2011. Beenhakker beson se Real Madridi është klub krejt tjetër që nga ardhja e Mourinhos në stolin e Los Blancos.

“Ne jemi koleg, ai është numër 1,” ka thënë Beenhakker.

“Ai e kupton shumë punën e tij, menjëherë gjen gabime dhe i përmirëson ato. Kjo më pëlqen shumë. “

“Ai bën ndryshime të mëdha në klub, gjë që e bën klubin të luajë ndeshje të bukura dhe ti fitoj ato me një rezultat të mirë. “

Burimet redakto