Bavari:Sehofer takohet me kryeministrin Çek
Kryeministri i Bavarisë Horst Sehofer do të takojë sot në kuadër të vizitës së tij në Çeki kryeministrin e këtij vendi Petr Necas. Seehoferi synon që të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Bavarisë dhe Çekisë dhe të përfundojë kohën e raporteve të akullta, që kanë zgjatur mes tyre me dhjetëra vite. Raportet mes Bavarisë dhe Çekisë nuk janë normalizuar në tërësi që prej Luftës së Dytë Botërore dhe dëbimit të rreth tre milionë gjermanëve sudetë.
Qeveria e Bavarisë e trajton veten si përfaqësuese të tyre. Seehoferi të shtunën është takuar me ministrin e Jashtëm të Çekisë Karl Schwarzenberg. Kjo është kjo vizita e parë zyrtare e një kryeministri bavarez në Çeki.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 21. Dhjetor 2010