Bahrein: Mbreti urdhëron lirimin e të burgosurve shitë
Mbreti i Bahreinit urdhëroi lirimin e të burgosurve shitë dhe ndërprerjen e proceseve gjyqësore kundër disa të burgosurve të tjerë politikë, duke pranuar në këtë mënyrë një nga kërkesat e opozitës, sipas agjencisë zyrtare të shtypit. Agjencia "BNA" nuk saktësoi numrin e të prekurve nga kjo masë e marrë nga mbreti Hamad Ben Issa Al-Khalifa. "Kjo masë i përgjigjet njërës prej kërkesave që iu parashtruan princit të kurorës për marrjen e nismave që tregojnë vullnet dhe seriozitet për nisjen e dialogut me opozitën", deklaroi për AFP-në një i zgjedhur "Wefaq", lëvizja kryesore shiite, Abdel Jalil Khalil Ibrahim.
Burimet
redakto- "Radio Televizioni Shqiptar" — 22. Shkurt 2011