Statusi: E mbaruar 15 maj 2011 17:55 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Azerbajxhani ka arritur te triumfoi në Festivalin Evropian të Kënges 2011 të zhvilluar në Dyseldorf të Gjermanisë. Kënga Running Scared, në shqip "Vrapoj i frikësuar" e interpretuar dueti Ell dhe Nikki ka fituar numrin më të madhë të votave, ishin 43 shtete pjesëmarrjesë të cilat përcaktuan fituesin e finales e madhë, Azerbajxhanin me gjithsej 221 pikë. Në garën e cila e për zgjodhi fituesit përmes televotimeve dhe jurive profesionale të shteteve pjesëmarrjesë. E dyta u rendit përfaqësuesi Italisë Raphael Gualazzi më Këngën Madness of Love (Çmenduritë e dashurisë), ndërkohë në vendin e tret u rendit Suedia e cila në këtë edicion të Eurovisionit përfaqëuar nga Eric Saade më këngën Popular (I famshëm). Azerbajxhani ka mposhtur 24 garuës të shteteve që kanë performuar në Dyseldorf Arena në finalen e madhë të Eurovisionit.

Ell & Nikki në Dyseldorf

Spektakli sipas drejtuesve të Eurovizionit është ndjekur nga 38 000 vetë, që ishin të pranishëm në stadiumin gjigant, ndërsa më shumë se 120 milion shikues kanë ndjekur garën përmes hekraneve televizive, ndërkohë kënga shqiptare e Aurela Gaçes nuk ka arritur të futej në finalen e madhë. Presantimi në Gjermani konsiderohet një luks për çdo këngëtar duke pasur parasyshë se ky vend konsiderohet tregu me i madhë e muzikës ne botë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitin tjeter Festivali do të organizohet në Azerbajxhan.

Burimet

redakto