Australi: Sot arrin kulmi i vershimeve
Kulmi i vërshimeve në qytetin e tretë australian për nga madhësia Brisbejn, kryeqendër e shtetit Kuinslend, pritet të arrijë të merkuren, njoftuan autoritetet lokale. Mijëra banorë të qytetit kanë filluar t'i braktisin shtëpitë e tyre. Pritet të vërshohen 20.000 shtëpi, në të cilat jetojnë 45.000 persona, deklaroi kryebashkiaku Kembëll Njuman. Kryeministrja e shtetit Kuinslend, Ana Blaj ju bëri thirrje banorëve të qytetit t'i braktisin rajonet me lartësi më të ulët mbidetare dhe të tërhiqen në vendet më të larta. Janë krijuar dy qendra për evakuim dhe supozohet se deri nesër në to do të vendosen nga 6.500 persona. Vërshimet katastrofike në gjithë Kuinslendin vazhdojnë që një muaj dhe janë më të mëdhatë në 50 vitet e fundit. Dy të tretat e shtetit janë nën ujë. Sipas të dhënave të fundit ato u morën jetën 14 personave, ndërsa 90 persona në gjithë shtetin rezultojnë të zhdukur. Shuma, e cila do të jetë e domosdoshme për ripërtëritjen e Kuinslendit është rreth 4,9 miliardë dollarë australianë, ndërsa humbjet e prodhimit do të jenë rreth nëntë miliardë dollarë australianë.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 12. Janar 2011