Australi: Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet
Përmbytje të paprecedent në Australi, që kanë shkaktuar viktimën e parë në verilindje të vendit, trupi së cilës u gjet sot e mbytur në automjetin e saj të rrëmbyer nga ujërat, njoftuan burime policore. Autoritetet deklaruan se më shumë se 200 mijë persona janë prekur nga përmbytjet e rënda në Queensland, ndërkohë dita e djeshme përshkruhet si e shtuna "biblike" nga Sekretari i Thesarit, Andrew Fraser. "Trupi i një gruaje u gjet i pajetë në automjetin e saj, të rrëmbyer nga ujërat gjatë përpjekjes për të kaluar një rrugë të përmbytura", deklaroi një zëdhënës i policisë australiane. Gruaja, 41 vjeç, ishte duke udhëtuar në Burketown, në verilindje të Australisë. Policia kishte arritur të shpëtonte dy persona të rritur dhe dy fëmijë që udhëtonin në një automjet kur ai ishte rrëmbyer nga ujërat dhe një tjetër person dhe tre fëmijët e tij në një tjetër automjet që ishte rrëmbyer po ashtu nga ujërat i rritur dhe tre fëmijë të dytë, por nuk mund të arrijë gruaja para se ajo u zhduk.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 02. Janar 2011