Aurela Gaçe këndon në natën e parë të Eurovizion
Aurela Gaçe, fituese e Festivalit të 49-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 10 maj në Festivalit Europian të Këngës që do të zhvillohet këtë vit në Dyseldorf të Gjermanisë.
Pas shortit që u hodh ditën e djeshme, për 43 vëndet pjesëmarrëse, Gaçe do të ngjitet në skenë natën e parë të festivalit me këngën “Kënga ime” kompozuar nga Shpëtim Saraçi. Shqipëria do të konkurojë me këngët e vëndeve si: Greqia, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Gjeorgjia, Rusia, Polonia, Serbia, Kroacia, Hungaria, Portugalia etj.
Ndërsa natën e dytë do të ngjiten në skenën e Eurovizionit shtetet si: Holanda, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Qiproja , Austria, Suedia, Belgjika, Sllovakia, Moldavia, Izraeli, Maqedonia, Danimarka, Bjellorusia, etj.
Nga 43 shtete do të përzgjedhen vetëm 25 për natën finale të datës 14 maj të cilat do të konkurojnë për çmimin e parë. Votimi do të bëhet nga njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse të cilët mund të votojnë me telefonata apo mesazhe. Secili shtet që voton i zgjedh 10 shtetet më të votuara dhe i voton me 1-7pikë, 8, 10 dhe 12 pikë. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse kanë të drejtën e votimit në finale edhe pse mund të mos marrin pjesë në të.
Burimet
redakto- d.b.. "Balkanweb.com" — 26. Janar 2011