Arrestohen përkrahës të nobelistit Xiabo
Teksa Komiteti i Nobelit në Norvegji përgatit akordimin e çmimit për aktivistin të burgosur kinez Liu Xiabo, autoritetet kineze vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi miqtë e tij disidentë.
Një korrepondent i BBC-së thotë se pranë shtëpisë së zotit Liu në Pekin janë forcuar masat e sigurisë, ndërsa bashkëshortja e tij mbahet në arrest shtëpie. Dhjetëra bashkëpunëtorë të zotit Liu dhe aktivistë të tjerë janë ndaluar ose u janë ndërprerë linjat telefonike dhe komunikimi në internet. Karrikja e fituesit të sivjetshëm të çmimit Nobel për Paqe, Liu Zhabo, do të mbetet bosh në ceremoninë e të premtes në Oslo, pasi ai vuan një dënim prej 11 vjetësh në burg për përpjekje për rrëzimin e rendit kushtetues.
Burimet
redakto- BBC-Albania. "Lajm.com" — 10. Dhjetor 2010