Angela Merkel shprehet kunder borcheve te perbachketa

Statusi: E mbaruar 12:22, 18 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kancelarja gjermane Angela Merkel para fillimit të samitit të BE-së ka përforcuar qëndrimin e saj për shpëtimin e euros. Nga takimi i së enjtes dhe së premtes në Bruksel duhet të dalë mesazhi se problemet monetare do të zgjidhen dhe euro nuk është në dispozicion, tha Merkel pas pjesëmarrjes në një takim të grupit parlamentar të CDU-së dhe CSU-së. Kancelarja mbrojti faktin e blerjes së huave shtetërore nga vendet e zonës së euros që janë në krizë si Greqia përmes Bankës Qendrore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Në samitin e BE-së Merkel do të shprehet kundër borxheve të përbashkëta të vendeve të euros. Këtë të mërkurë politikanja e CDU-së do të japë në një deklaratë të qeverisë kursin e saj për krizën e euros.

Burimet

redakto