Analiza mbi Real Madrid – Tottenham Hotspur
Sot me fillim nga ora 20:45 takohen në Santiago Bernabeu, Real Madrid VS Tottenham Hotspur, ndeshje e cila zhvillohet në kuadër të çerekfinales në Champions League.
Siç e patë edhe në parashikimin e bërë nga LajmeSport.com, Jose Mourinho ka dominuar gjithmonë kundër Harry Redknapp duke e mposhtur atë pesë herë, gjatë kohës kur portugezi qëndroi në Angli.
Disfata e shkaktuar në shtëpi nga Sporting Gijon, ka shkaktuar mllef të madh tek los Blancos dhe gjëja ku do të ‘shfryhen’ në njëfarë mënyre, quhet Tottenham Hotspur.
Lajm i mire për los Blancos’ është prezenca e Marcelos dhe Cristiano Ronaldos në fushë, me ç’rast Real Madrid ka mundësi për të sulmuar më shumë portën e Gjelave. Në anën tjetër, Tottenham Hotspur do të duhet të mbështetet tek numri një i Tottenham, Gareth Bale dhe ish mesfushorin madrilen, Rafale van der Vaart, lojtar për të cilin Harry Redknapp ka deklaruar se shpreson të mos emocionohet në Bernabeu.
Një gjë tjetër është se Jose Mourinho për të mos pasur shumë punë në White Hart Lane, duhet që një pjesë të punës ta kryej në Santiago Bernabeu dhe pikërisht ky do të jetë qëllimi i strategut portugez.
Karim Benzema nuk do të luaj dhe fansat e Real Madridit do të duhen të llogarisin tek Emmanuel Adebayor, lojtar i cili ka krijuar rekord kundër Gjelave.
Burimet
redakto- "Analiza mbi Real Madrid – Tottenham Hotspur" — LajmeSport, 05. Prill 2011